“Ferri” i verës godet Europën, 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla
Vala e pazakontë e të nxehtit që ka përfshirë pjesë të mëdha të Europës po sjell pasoja të rënda, me temperatura rekord, masa emergjente dhe ndikime të drejtpërdrejta te qytetarët. Në Francë, rreth 3 500 shkolla janë mbyllur për shkak të temperaturave të larta, ndërsa rreth 10 mijë të tjera kanë ndryshuar oraret, duke i zhvilluar aktivitetet kryesisht në orët e para të mëngjesit, kur temperaturat janë më të përballueshme. Ministri francez i Arsimit, Édouard Geffray, tha për televizionin France 2 se masat janë marrë për të mbrojtur nxënësit dhe stafin arsimor nga i nxehti ekstrem që po prek vendin. Ndërkohë, në Spanjë vala e të nxehtit është lidhur me 212 viktima në katër ditë. Shifrat janë publikuar nga sistemi spanjoll i monitorimit të vdekshmërisë...
Burimi:
javanews.al