“Fazë dramatike” e luftës, Izraeli pushton fortesën strategjike Beaufort dhe zgjeron ofensivën tokësore në Liban

“Fazë dramatike” e luftës, Izraeli pushton fortesën strategjike Beaufort dhe zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Ushtria izraelite ka zgjeruar operacionet e saj tokësore në Libanin jugor dhe ka marrë nën kontroll Kështjellën Beaufort, një fortesë strategjike e vendosur mbi lumin Litani, ndërsa paralajmëroi banorët në jug të lumit Zahrani që të evakuohen menjëherë. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se një numër i konsiderueshëm trupash tokësore janë të përfshira në operacionet ushtarake, të cilat po zgjerohen në zona të tjera të territorit libanez. Ushtria paralajmëroi se kushdo që ndodhet pranë objekteve ose pajisjeve të Hezbollahut rrezikon jetën e tij. Marrja e Kështjellës Beaufort konsiderohet një fitore e rëndësishme strategjike dhe simbolike për Izraelin. Fortesa mesjetare, e ndërtuar nga kryqtarët rreth 900 vjet më parë, ndodhet në një pozicion dominues mbi luginën e lumit Litani dhe ka qenë objekt përplasjesh ushtarake...