Farage sfidon Francën: Do dërgojmë flotën britanike kundër gomoneve
Një përplasje diplomatike ka shpërthyer mes Britanisë së Madhe dhe Francës pas deklaratave të liderit të partisë populiste “Reforma”, Nigel Farage, i cili ka paralajmëruar përdorimin e Marinës Mbretërore për të ndaluar kalimet me gomone të emigrantëve drejt brigjeve britanike. Farage deklaroi se, nëse partia e tij do të vijë në pushtet, do të nisë një operacion të gjerë ushtarak në La Mansh për të bllokuar mbërritjen e emigrantëve nga Franca dhe Belgjika, duke e cilësuar këtë si një nga operacionet më të mëdha të këtij lloji në dekadat e fundit. “Nëse Flota Detare Mbretërore nuk është aty për të mbrojtur këtë vend nga invazioni, atëherë sinqerisht nuk shoh se ç’kuptim ka që të ekzistojë”, u shpreh Farage. Ai premtoi se brenda dy javësh nga...
Burimi:
ntv.al