Evropa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit

Evropa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit

Evropa Jugore dhe Perëndimore po vijojnë të përballet me një valë intensive të të nxehtit edhe këtë fundjave, ndërsa temperaturat ekstreme po thyejnë rekorde sezonale dhe po vënë në alarm autoritetet në disa vende të kontinentit. Franca ndodhet në nivel alarmi portokalli, qytetet kryesore të Italisë janë në alarm të kuq, ndërsa Spanja dhe Portugalia po regjistrojnë temperatura që afrohen ose tejkalojnë kufijtë historikë. Të dhënat satelitore të programit evropian për Klimen Kopernikus tregojnë se vala e të nxehtit ka përfshirë një pjesë të madhe të kontinentit, me temperaturat më të larta të përqendruara në Evropën Perëndimore dhe Jugore. Në Francë, temperaturat e larta kanë shkaktuar probleme edhe në infrastrukturë. Në një periferi të Parisit, shinat e tramvajit janë deformuar nga nxehtësia ekstreme, ndërsa në...