Evropa paralajmërohet për një gusht më të nxehtë se normalja, çfarë po i nxit temperaturat përvëluese?
Evropa po përgatitet për një gusht “më të ngrohtë se normalja”, pas një serie valësh të nxehti njëra pas tjetrës. Pjesa më e madhe e kontinentit ka pasur vështirësi në përballimin e temperaturave, pasi temperaturat u rritën mbi 40°C në javët e fundit, duke krijuar kushte ideale për zjarret që kanë shkatërruar pjesë të mëdha të Francës dhe Spanjës dhe kanë shkaktuar evakuimin e qindra mijëra qytetarëve. Por shanset për lehtësim të shumëpritur nga temperaturat e larta duken të pamundura, pasi parashikimet e hershme paralajmërojnë se janë të mundshme valë të tjera të të nxehtit. A do të jetë ende nxehtë në Evropë në gusht? “Përditësimet sezonale të publikuara në fillim të korrikut tregojnë se gjasat janë të anojnë drejt një muaji gusht më të...
Burimi:
ntv.al