Evropa nën pushtetin e flakëve, zjarre masive nga Belgjika në Spanjë, viktima dhe qindra të evakuuar

Evropa nën pushtetin e flakëve, zjarre masive nga Belgjika në Spanjë, viktima dhe qindra të evakuuar

Zjarret vazhdojnë të godasin disa vende evropiane. Reshjet kanë ndihmuar operacionet në Belgjikë, ndërsa në Greqi janë vënë nën kontroll flakët që shkaktuan dy viktima. Një ushtar humbi jetën në Spanjë dhe pesë zjarrfikës u plagosën në Portugali. Reshjet e shiut kanë lehtësuar operacionin kundër zjarrit më të madh të regjistruar në historinë moderne të Belgjikës. Flakët kanë shkatërruar rreth 3 mijë hektarë në parkun High Fens, pranë kufirit me Gjermaninë. Rreth 500 zjarrfikës dhe ushtarë janë angazhuar në terren, ndërsa Gjermania ka dërguar dy helikopterë ushtarakë. Autoritetet gjermane evakuuan banorët e dy rrugëve pranë kufirit. Në Greqi janë shuar në pjesën më të madhe dy zjarret në ishullin Salaminë, pranë Athinës. Dy persona humbën jetën dhe rreth 600 të tjerë u evakuuan me mjete...