Europa po digjet nga zjarret, Spanja dhe Franca vendet më të prekura
Evropa po përballet me një nga sezonet më të vështira të zjarreve të viteve të fundit. Deri në fillim të gushtit, rreth 500 mijë hektarë tokë janë përfshirë nga flakët në vendet e Bashkimit Evropian, me Spanjën në krye të listës së vendeve më të prekura. Spanja është goditur më së shumti me 38% të sipërfaqes së djegur në BE, ndërsa Franca po përjeton një nga sezonet më të rënda të zjarreve në më shumë se një dekade Situata ka detyruar autoritetet franceze dhe spanjolle të evakuojnë banorë dhe turistë nga zonat e rrezikuara. Në terren janë angazhuar mijëra zjarrfikës, forca ushtarake dhe ekipe emergjencash, në përpjekje për të ndalur përhapjen e flakëve. Në Greqi, erërat e forta dhe temperaturat e larta kanë shtuar rrezikun...
Burimi:
vizionplus.tv