Europa përvëlohet nga i nxehti ekstrem. Italia në alarm, temperaturat pritet të shkojnë deri në 45°C
Një valë e re e të nxehtit ekstrem ka përfshirë Italinë dhe pjesën më të madhe të Evropës, me temperaturat që pritet të arrijnë deri në 45°C në disa zona gjatë ditëve në vijim. Për të tretën herë brenda pak javësh, autoritetet italiane kanë shpallur alarm të kuq për disa qytete. Sot, niveli maksimal i rrezikut është në fuqi për Firencen, Peruxhian, Breshian dhe Torinon, ndërsa të mërkurën listës do t’i shtohen edhe Bolonja, Frosinone dhe Roma. Meteorologët parashikojnë temperatura nga 39°C deri në 41°C në pjesën më të madhe të Italisë qendrore e jugore, si dhe në Sardenjë, ndërsa në zonat e brendshme termometri mund të afrohet me 45°C deri në fund të javës. Përveç vapës ekstreme, Italia po përballet edhe me thatësirë të...
Burimi:
kohajone.com