Europa përballet me vapë, zjarre dhe krizë energjetike! Thatësira ekstreme në Rumani, Hungari e Serbi
Europa po përjeton një nga valët më të rënda të të nxehtit të viteve të fundit, me temperatura rekord, zjarre masive, probleme në furnizimin me energji dhe pasoja të rënda në disa vende të kontinentit. Në Greqi, qindra zjarrfikës vazhdojnë betejën me flakët në disa fronte, ndërsa zjarret e ditëve të fundit kanë shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha. Situata është përkeqësuar nga temperaturat e larta dhe erërat e forta, që favorizojnë përhapjen e zjarreve. Në të njëjtën kohë, Rumania dhe Hungaria po përballen me një krizë energjetike të lidhur me thatësirën. Nivelet rekord të ulëta të ujit në lumin Danub kanë vështirësuar ftohjen e centraleve bërthamore. Në Rumani, autoritetet kryen shpërthime të kontrolluara për të devijuar rrjedhën e ujit drejt centralit bërthamor të Cernavodës,...
Burimi:
javanews.al