Etna shpërthen sërish, mbyllet aeroporti i Katanias dhe pezullohen fluturimet
Operacionet në aeroportin e Katanias, në ishullin italian të Siçilisë në Mesdhe, janë pezulluar sërish për shkak të shpërthimit të fundit të malit Etna, në kulmin e sezonit të pushimeve. Nuk do të ketë as mbërritje dhe as nisje deri në orën 02:00 (00:00 GMT) të së shtunës, njoftoi aeroporti të enjten në mbrëmje. Udhëtarëve iu këshillua të mos shkojnë në aeroport pa kontrolluar më parë statusin e fluturimit të tyre me kompaninë ajrore përkatëse. Të enjten, operatori i aeroportit SAC kishte zgjatur ndalimin e mbërritjeve deri në orën 08:00 të së premtes. Funksionimi i aeroportit varet nga aktiviteti i vullkanit, si dhe nga drejtimi i erës dhe përqendrimi i hirit në ajër. Qindra fluturime janë anuluar, vonuar ose devijuar që nga fillimi i shpërthimit...
Burimi:
syri.net