“Është shndërruar në një platformë për përçarje”- Holanda tërhiqet nga “Eurovisioni”: Konkursi s’është më neutral!
Transmetuesi publik holandez Avrotros njoftoi të hënën se Holanda nuk do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Eurovision Song Contest. Sipas transmetuesit, konkursi “nuk mund të konsiderohet më neutral”, për shkak të luftës në Gaza, raporto DW. Drejtori i Përgjithshëm i Avrotros, Taco Zimmerman, tha se konfliktet ndërkombëtare po ndikojnë gjithnjë e më shumë te konkursi dhe po “dëmtojnë karakterin e tij neutral”, ndërsa shtoi se eventi “është shndërruar në një platformë për përçarje”. Holanda bojkotoi Eurovisionin e vitit 2026, së bashku me disa vende të tjera, në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit. Në fillim të këtij muaji, organizatorët e Eurovisionit njoftuan rregulla të reja që ndalojnë çdo vend të përfshirë në një konflikt të armatosur të presë konkursin. “Megjithatë, ndryshimet e...
Burimi:
javanews.al