“Është koha që NATO t’i tregojë dhëmbët Rusisë”, presidenti çek kërkon reagim më të ashpër ndaj Moskës

“Është koha që NATO t’i tregojë dhëmbët Rusisë”, presidenti çek kërkon reagim më të ashpër ndaj Moskës

Presidenti çek, Petr Pavel, i bëri thirrje NATO-s që “të tregojë dhëmbët” në përgjigje të testimit të përsëritur që Rusia po i bën vendosmërisë së aleancës në krahun e saj lindor. Ai sugjeroi një sërë mundësish përfshirë ndërprerjen e internetit të saj, shkëputjen e bankave ruse nga sistemet financiare globale dhe rrëzimin e avionëve që shkelin hapësirën ajrore të aleatëve. Duke folur për The Guardian në Pragë, Pavel apeloi për një përgjigje “të vendosur e ndoshta edhe asimetrike” për të kundërshtuar sjelljen provokuese të Moskës ndaj aleancës. Në të kundërt, insistoi Pavel, Kremlini rrezikon që t’i përshkallëzojë  veprimet e tij. Gjenerali në pension, njëherazi ish-kryetar i komitetit ushtarak të NATO-s, ka një profil të rrallë mbrojtjeje mes liderëve evropianë. Përvoja e tij shumëvjecare në komunikimet...