Ende mister vrasja e politikanes britanike, antiterrori vijon hetimet

Ende mister vrasja e politikanes britanike, antiterrori vijon hetimet

  Ish-ministrja e qeverisë britanike Anne Whitcomb, e cila u gjet e vrarë në shtëpinë e saj javën e kaluar, ishte viktimë e një ‘sulmi të synuar’, ka deklaruar agjencia britanike kundër terrorizmit. Drejtuesi i kësaj agjencie, Lawrence Taylor, tha të martën se hetuesit po punojnë për të zbuluar shkallën e planifikimit të sulmit dhe motivin e autorëve. ‘Është e qartë se ky ishte një sulm i synuar. Ne ende po punojmë për të kuptuar shkallën e planifikimit ose përgatitjes dhe motivin pas këtij sulmi’, u tha Taylor gazetarëve. Hetimi mori një kthesë të re pasi oficerët e antiterrorizmit morën drejtimin e çështjes të hënën. Një burrë britanik i bardhë ishte arrestuar fillimisht të shtunën në mbrëmje nga policia lokale nën dyshimin për vrasje, ndërsa...