Emigrantët “përplasin” Spanjën dhe Italinë
Përtej bilancit të qeverisjes, nuk ka shumë gjëra që bashkojnë kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez. Sidomos politika e emigracionit! Gjatë debatit të zhvilluar dje, 18 qershor, në Këshilli Europian, kryeministrja daneze Mette Frederiksen përshëndeti votimin e Parlamenti Evropian për rregulloren e re mbi kthimet e emigrantëve dhe kërkoi që liderët evropianë të zhvillojnë një debat strategjik për politikat e emigracionit. Por më pas mori fjalën Pedro Sánchez, i cili shprehu kundërshtimin e tij. Kryeministri spanjoll tha se nuk sheh nevojën për debate të tjera strategjike dhe kundërshtoi rregulloren e re për kthimet, duke argumentuar se ajo nuk do të sjellë rezultate konkrete. Në këtë pikë ndërhyri Giorgia Meloni, e cila kritikoi ashpër vendimin e qeverisë spanjolle për të legalizuar qindra mijëra...
Burimi:
vizionplus.tv