Ekuadori në luftë me kartelet e drogës, autoritetet: Bandat shqiptare kanë rol kyç në trafikun e kokainës

Ekuadori në luftë me kartelet e drogës, autoritetet: Bandat shqiptare kanë rol kyç në trafikun e kokainës

Qyteti i Duranit në Ekuador, një nga zonat më të goditura nga trafiku i drogës dhe luftërat mes bandave kriminale, është kthyer në simbol të krizës së sigurisë që po përjeton vendi, shkruan BBC.  Kapiteni i Policisë Jean Carlos Bustamante, i cili drejton një njësi të posaçme kundër krimit të organizuar, thotë se armiku i policisë nuk janë vetëm bandat, por edhe korrupsioni i përhapur brenda institucioneve shtetërore. “Ne kemi shumë njerëz të këqij brenda policisë, brenda shtetit dhe politikës. Shumë prej tyre janë të korruptuar dhe paguhen nga bandat kriminale”, shprehet ai, duke shtuar se beson vetëm te ekipi i tij i përzgjedhur. Gjatë një operacioni në një lagje të kontrolluar nga banda “Los Aguilas”, efektivët bastisën një banesë të braktisur, ku gjetën dy...