“Ebola mund të përhapet më shpejt se sa mendohej”, OBSH jep alarmin
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos mund të përhapet shumë më shpejt nga sa ishte parashikuar fillimisht. Deri tani janë raportuar mbi 513 raste të dyshuara dhe të paktën 131 viktima, ndërsa një rast është konfirmuar edhe në Ugandën fqinje. Sipas OBSH-së, hetimet tregojnë se virusi mund të jetë përhapur tashmë në disa provinca të tjera dhe madje përtej kufirit. Dr. Anne Ancia nga OBSH deklaroi se situata po bëhet gjithnjë e më shqetësuese për shkak të lëvizjeve të shumta të popullsisë dhe pasigurisë në zonat e prekura, raporton BBC. Banorët në provincën Ituri, epiqendra e shpërthimit, thonë se njerëzit po vdesin shumë shpejt dhe se frika në komunitet është e madhe. Ata kërkojnë më...
Burimi:
javanews.al