Ebola alarmon Afrikën, OBSH shpall emergjencë globale në Republikën  Demokratike të Kongos

Ebola alarmon Afrikën, OBSH shpall emergjencë globale në Republikën Demokratike të Kongos

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur shpërthimin e Ebolës në lindje të Republikës Demokratike të Kongos një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar. Sipas OBSH-së, deri tani janë raportuar rreth 246 raste të dyshuara dhe 80 viktima në provincën Ituri. Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se numri real i të infektuarve mund të jetë më i lartë, ndërsa ekziston rrezik i shtuar për përhapje të mëtejshme. Virusi i identifikuar është lloji Bundibugyo, për të cilin aktualisht nuk ka vaksinë apo trajtim të miratuar. Tetë raste janë konfirmuar në laborator, ndërsa rastet e dyshuara janë regjistruar në disa zona, përfshirë qytetin Bunia dhe zonat minerare Mongwalu dhe Rwampara. OBSH konfirmoi gjithashtu se virusi ka kaluar kufirin, pasi dy raste janë raportuar në Ugandë. Një 59-vjeçar në vendin fqinj...