E vërteta e statujës misterioze në Londër/ Banksy konfirmon autorësinë, si e ndërtoi kaq shpejt skulpturën monumentale

E vërteta e statujës misterioze në Londër/ Banksy konfirmon autorësinë, si e ndërtoi kaq shpejt skulpturën monumentale

Një skulpturë monumentale në mes të qytetit, por si ia doli ta instalojë gjatë natës pa rënë në sy të qytetarëve këtë vepër? Kjo është pyetja që ngriti publiku pasi pa veprën e Banksyt në St James’s Park. Artisti i rrugës konfirmoi autorësinë përmes një videoje në rrjetet sociale, ndërsa përfaqësuesit e tij thanë për BBC se statuja u instalua në orët e para të së mërkurës, me ndihmën e një kamioni, disa koneve të trafikut dhe ekipit profesionist. “Janë djem që mund të organizojnë një koncert të Metallica-s brenda 24 orësh, jashtëzakonisht të organizuar”, u shprehën ata për BBC. Me operacion të përpiktë në terren, statuja për të cilën u deshën muaj për ta realizuar, u montua për një kohë të shkurtër. Për Banksyn,...