E rëndë në SHBA, 62-vjeçari vritet për një vend parkimi

E rëndë në SHBA, 62-vjeçari vritet për një vend parkimi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shtetet e Bashkuara, ku janë regjistruar të shtënat fatale të një veterani 62-vjeçar të ushtrisë amerikane në një parking të Walmart në Florida, pas një debati që dyshohet se filloi për një vend parkimi. Incidenti ndodhi në North Lauderdale të martën pasdite, kur Bart DiGuglielmo u përfshi në një konfrontim të nxehtë verbal me një grua në parkingun e dyqanit. Sipas mediave të huaja, tensioni u përshkallëzua brenda sekondave, me 62-vjeçarin që iu afrua gruas dhe ajo u largua. DiGuglielmo u dërgua me urgjencë në një spital lokal, ku ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra pavarësisht përpjekjeve të mjekëve. Autoritetet e Qarkut Broward kanë marrë përsipër hetimin e rastit dhe po shqyrtojnë pamjet filmike dhe rrëfimet e...