E rëndë në Korenë e Jugut/ Shembet mbikalimi në Seul, humbin jetën tre persona
Një aksident tragjik është regjistruar në Seul të Koresë së Jugut, ku një mbikalim që po prishej është shembur pjesërisht, duke shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosjen e të paktën tre të tjerëve. Sipas autoriteteve koreano-jugore dhe agjencisë Yonhap, pjesë të strukturës së mbikalimit Seosomun dhe mbetje të tjera ndërtimi ranë në tokë rreth orës 14:32 me orën lokale. Dy nga viktimat raportohet se janë burra rreth moshës 50-vjeçare, ndërsa personi i tretë humbi jetën më vonë në spital për shkak të plagëve të marra. Mbetjet e strukturës ranë gjithashtu mbi një linjë hekurudhore pranë zonës së aksidentit, duke detyruar Korporatën Hekurudhore Koreane të ndërpresë përkohësisht qarkullimin e trenave mes stacioneve Seul dhe Sinchon. Pas ngjarjes ka reaguar edhe presidenti i Koresë së Jugut,...
Burimi:
top-channel.tv