E kishte akuzuar për kthimin e ChatGPT në platformë fitimprurëse, Elon Musk humb gjyqin me CEO-n e OpenAI, Sam Altman

E kishte akuzuar për kthimin e ChatGPT në platformë fitimprurëse, Elon Musk humb gjyqin me CEO-n e OpenAI, Sam Altman

Një gjykatë në Kaliforni ka rrëzuar padinë e Elon Musk kundër OpenAI dhe drejtorit ekzekutiv të saj, Sam Altman. Çështja u rrëzua me një vendim unanim të jurisë sepse Musk ngriti padinë e tij pasi kishte skaduar afati i parashkrimit për ngritjen e kërkesave të tilla, sipas BBC. Musk kishte akuzuar Altman për shkelje të një kontrate jofitimprurëse duke e shndërruar kompaninë që krijoi ChatGPT në një kompani fitimprurëse pasi Musk dhuroi 38 milionë dollarë. CEO i Tesla dhe pronari i X kishte argumentuar se Altman e mashtroi atë duke pranuar donacionin e tij dhe më pas duke mos përmbushur misionin origjinal jofitimprurës të OpenAI për zhvillimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale në dobi të njerëzimit. Juria kishte tre javë për të shqyrtuar korrespondencën e...