Dyshohet se mbante pengje izraelite në Gaza, IDF vret komandantin e lartë të Hamasit

Dyshohet se mbante pengje izraelite në Gaza, IDF vret komandantin e lartë të Hamasit

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe agjencia e sigurisë Shin Bet njoftuan se kanë vrarë një komandant të lartë të Hamasit, i cili dyshohet se kishte mbajtur pengje izraelite në Gaza. Sipas një deklarate të përbashkët të publikuar të martën, forcat izraelite vranë Adam Ibrahim Shaaban Nasman, kreun e operacioneve të Brigadës së Hamasit në Gaza, gjatë fundjavës. Nasman shërbente si komandant i Batalionit Nuhba dhe, sipas autoriteteve izraelite, kishte udhëhequr operacionin e militantëve të Hamasit në territorin izraelit gjatë sulmit të 7 tetorit. Izraeli pretendon gjithashtu se Nasman kishte mbajtur disa prej pengjeve të marra gjatë sulmit, mes tyre Romy Gonen, Emily Damari, Ziv dhe Gali Berman, Eitan Mor, Matan Angrest dhe Omri Miran. Ish-pengu Zvi Berman reagoi në rrjetet sociale pas njoftimit...