Dyshohet për vrasjen e babait të tij/ Arrestohet Jonathan Andic, djali i themeluesit të Mango-s
Policia katalanase ka arrestuar Jonathan Andic, djalin e themeluesit historik të kompanisë Mango, Isak Andic, nën dyshimet për vrasjen e babait të tij. Lajmi është raportuar nga gazeta katalanase La Vanguardia. Biznesmeni Isak Andic vdiq më 14 dhjetor 2024, pasi ra në një përrua gjatë një shëtitjeje në malin Montserrat, në provincën e Barcelonës. Ai ndodhej i shoqëruar vetëm nga djali i tij, Jonathan, i cili në atë kohë deklaronte se bëhej fjalë për një aksident tragjik. Çështja u mbyll fillimisht në janar 2025 për mungesë provash, por më pas u rihap pasi hetuesit siguruan informacione të reja. Hetimi u fokusua te djali i madh i sipërmarrësit, i cili ishte i vetmi person që ndodhej me të në momentin e ngjarjes. Sipas mediave, në hetime...
Burimi:
top-channel.tv