Dyshohet për mijëra viktima/ Pamje dramatike nga Venezuela, ndërtesat shemben para syve të banorëve (Video)

Dyshohet për mijëra viktima/ Pamje dramatike nga Venezuela, ndërtesat shemben para syve të banorëve (Video)

Venezuela në gjendje të jashtëzakonshme pas dy tërmeteve me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të shkallës Rihter që tronditën vendin. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) vlerëson se numri i viktimave mund të jetë nga 10.000 deri në 100.000… Një tragjedi e papërshkrueshme goditi Venezuelën pas dy lëkundjeve sizmike shumë të forta. Presidentja në detyrë e vendit, Delcy Rodríguez, së bashku me ministrin e Brendshëm Diosdado Cabello dhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare Jorge Rodríguez, iu drejtuan kombit përmes një deklarate televizive, duke shpallur zyrtarisht gjendjen e jashtëzakonshme në vend. Ajo emëroi gjithashtu një gjeneral për të mbikëqyrur operacionet e emergjencës. Goditja shkatërrimtare ndodhi gjatë një feste kombëtare, një dite pushimi kushtuar fitores historike ushtarake të vitit 1821, e cila i solli vendit pavarësinë nga Spanja....