Dy vite të tjera burg për britanikun në Iran, familja: U ndëshkua se foli me mediat

Dy vite të tjera burg për britanikun në Iran, familja: U ndëshkua se foli me mediat

Një shtetas britanik, i burgosur në Iran së bashku me bashkëshorten e tij, është dënuar me dy vite të tjera burg, sipas familjarëve të çiftit. Craig dhe Lindsay Foreman ndodhen të ndaluar në Teheran që prej janarit 2025, pasi u arrestuan gjatë një udhëtimi me motor rreth botës. Në shkurt të këtij viti ata u dënuan me 10 vite burg, pasi u shpallën fajtorë për spiunazh, akuza që të dy i mohojnë. Muajin e kaluar, familja bëri të ditur se çifti kishte mbetur pa asnjë alternativë tjetër, përveçse të hynte në grevë urie, pasi humbi apelimin kundër dënimit. Sipas familjes, Craig Foreman ka refuzuar ushqimin në burgun famëkeq Evin në Teheran që prej 9 majit, ndërsa Lindsay Foreman iu bashkua grevës së urisë më 18...