Dy tërmete godasin Perunë, 6 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Dy tërmete godasin Perunë, 6 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe 21 të tjerë janë plagosur pas dy tërmeteve që goditën Perunë. Tërmetet me magnitudë 5.1 dhe 3.7 goditën të shtunën në mbrëmje provincën Chupaca, në rajonin Junín, rreth 300 kilometra në lindje të Limës, sipas një njoftimi të Qendrës Kombëtare Sizmiologjike të Perusë. Luis Vásquez, kreu i Institutit Kombëtar të Mbrojtjes Civile të Perusë, tha se raportet paraprake tregojnë se rreth 48 shtëpi janë shkatërruar dhe 18 të tjera janë dëmtuar, duke prekur rreth 300 persona, të cilëve po u sigurohen çadra. Vásquez tha se ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit mbërritën në zonat e prekura për të pastruar rrënojat, ndërsa shqetësohen se persona të tjerë mund të kenë mbetur të bllokuar.