Dy grupe mediatike amerikane ngrenë padi kundër Trump, shkak pagesa për shërbimin në “Truth Social”!
Donald Trump po përballet me një padi nga dy grupe mediatike amerikane për shërbimin e tij të ri me pagesë Truth Social, i cili u ofron bizneseve qasje në postimet e presidentit amerikan pak para se ato të bëhen të disponueshme për publikun e gjerë, për një tarifë që mund të arrijë në 100,000 dollarë në muaj. Siç raporton BBC, padia u ngrit sot në gjykatën federale në Nju Jork nga The Intercept dhe Fondacioni i Lirisë së Shtypit. Paditësit e përshkruajnë praktikën si “të pashembullt, të korruptuar dhe jokushtetuese”, duke argumentuar se shitja e aksesit të privilegjuar në deklaratat publike të presidentit ngre çështje serioze të informacionit të barabartë. Grupi i Medias dhe Teknologjisë Trump (TMTG), nga ana e tij, i hedh poshtë akuzat...
Burimi:
javanews.al