DW/ Pse Kancelari Merz ka kaq pak mbështetje?
A është në gjendje Kancelari të gjejë fjalët e duhura? Çfarë thonë ekspertët për pakënaqësinë e shumicës së gjermanëve me Friedrich Merz? Dhe si mund të ndryshojnë gjërat dhe të bëhet një kthesë? "Shifrat janë dramatike. Nuk ka mënyrë tjetër për ta thënë," thekson studiuesi i zgjedhjeve Stefan Merz nga Infratest dimap. Kancelari Friedrich Merz ka vendosur një rekord: Asnjëherë më parë një Kancelar në detyrë në Gjermani nuk ka pasur vlerësime më të këqija për punën e tij në këtë post. Vetëm pak javë më parë, kreu i CDU-së madje tejkaloi vlerësimet më të këqija të paraardhësit të tij të SPD-së, Olaf Scholz, nga faza e fundit e koalicionit SPD, ekologjistët dhe FDP. Kohët e fundit, vetëm rreth një në gjashtë gjermanë shprehën kënaqësi...
Burimi:
syri.net