DW/ A është Volkswageni ‘tepër i madh për të mbijetuar’?

DW/ A është Volkswageni ‘tepër i madh për të mbijetuar’?

Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune, nga 630,000 punonjës sa ka tani, thuhet në disa qarqe të informuara mirë. Po si u rrit kaq shumë numri i punonjësve në Volkswagen dhe a do të jenë këto shkurtime të mjaftueshme që kompania të mbijetojë sulmin e prodhuesve kinezë tëautomjeteve elektrike? Të enjte (9 korrik), mbledhja e bordit mbikëqyrës zgjati për një kohë të gjatë. Punonjësit prisnin me padurim vendimin për masat drastike të kursimit, por në fund seanca përfundoi - pa një vendim të tillë, por vetëm me fraza për nevojën për ndryshime. Volkswagen është zhvilluar në një nga fabrikat më të mëdha në industrinë botërore të automobilave. Me pothuajse 630,000 punonjës, ose 680,000 nëse përfshihen edhe sipërmarrjet e...