“Duam bukë!”, baballarët afganë shesin vajzat për të shpëtuar familjen nga uria
Teksa dita agon, qindra burra mblidhen në një shesh me pluhur në Chaghcharan, që është kryeqyteti i provincës Ghor në Afganistan. Në një reportazh të publikuar nga BBC, thuhet se ata rreshtohen buzë rrugës me shpresën se dikush do të vijë t’u ofrojë çfarëdo pune. Nga kjo varet nëse familjet e tyre do të hanë atë ditë. Megjithatë, gjasat për sukses janë të pakta. 45-vjeçari Juma Khan ka gjetur vetëm tre ditë punë gjatë gjashtë javëve të fundit, me pagesë nga 150 deri në 200 afganë në ditë. “Fëmijët e mi ranë në gjumë të uritur tri net radhazi. Gruaja ime qante, po ashtu edhe fëmijët. Prandaj iu luta një fqinji të më jepte pak para për të blerë miell”, thotë ai. “Jetoj me frikën se fëmijët...
Burimi:
javanews.al