Donald Trump kritikon kryeministren e Italisë: Më keni braktisur!
Një shkëmbim i shkurtër, i bazuar në kritika, është regjistruar mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe presidentit amerikan Donald Trump gjatë samitit të G7 në Evian. Gjatë një bisede informale, presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, e pyeti Melonin nëse marrëdhëniet me Trump ishin përmirësuar. Kryeministrja italiane u përgjigj se ata kanë qenë gjithmonë miq. Menjëherë pas kësaj, Trump reagoi duke thënë “më keni braktisur”, ndërsa Meloni e mohoi deklaratën, duke theksuar se kjo nuk ishte e vërtetë. Ngjarja ndodhi pak para një dreke pune të liderëve të G7. Marrëdhëniet mes Giorgia Melonit dhe Trump kanë njohur tensione në muajt e fundit, kryesisht për shkak të qëndrimeve të ndryshme mbi çështje ndërkombëtare, përfshirë konfliktin me Iranin dhe përdorimin e bazave ushtarake në Itali.
Burimi:
vizionplus.tv