Donald Trump kërcënon Iranin: Do të godasim urat dhe termocentralet nëse nuk riktheheni në negociata
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të zgjerojnë fushatën ushtarake kundër Iranit, duke kërcënuar se do të goditen termocentralet, urat dhe objektiva të tjerë strategjikë nëse Teherani nuk rikthehet në bisedime. “Javën tjetër do të bëhet shumë keq për ta. Do t’ua rrëzojmë të gjitha termocentralet. Do t’ua rrëzojmë të gjitha urat nëse nuk ulen në tryezë dhe nuk negociojnë”, tha Trump. Ndërkohë, Komanda Qendrore Amerikane ka vazhduar sulemt ne natën e katërt radhazi ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit. Objektivi i operacionit është shkatërrimi i kapaciteteve që Irani përdor për të sulmuar anijet tregtare dhe për të kërcënuar një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të naftës në botë. Në të njëjtën kohë, administrata Trump rivendosi bllokadën detare...
Burimi:
vizionplus.tv