“Do të publikohen shumë shpejt”, Trump: Kemi gjetur shumë dokumente interesante në lidhje me UFO-t
“Ne gjetëm shumë dokumente, shumë interesante, duhet ta them, dhe publikimet e para do të fillojnë shumë, shumë shpejt, në mënyrë që ju të mund të shihni vetë nëse këto fenomene janë reale”, u tha Trump mbështetësve gjatë një eventi të organizuar nga organizata konservatore Turning Point USA në Phoenix, Arizona. Në shkurt, Trump urdhëroi agjencitë amerikane të fillonin publikimin e të dhënave qeveritare në lidhje me objektet fluturuese të paidentifikuara dhe mundësinë e jetës jashtëtokësore, duke përmendur interesin publik për këtë temë. Trump urdhëroi shqyrtimin e të dhënave qeveritare mbi UFO-t pasi akuzoi Barack Obamën për publikim të pahijshëm të informacionit të klasifikuar kur presidenti i 44-të i SHBA-së tha në një podcast se ekzistojnë alienët.
Burimi:
javanews.al