Diplomati amerikan gjendet i vdekur në Mianmar, autoritetet dyshojnë për vrasje
Një diplomat amerikan është gjetur i vdekur në qytetin më të madh të Mianmarit, Yangon, me autoritetet lokale që po e trajtojnë ngjarjen si vrasje. Departamenti i Shtetit konfirmoi “vdekjen e një punonjësi të qeverisë amerikane”, i cili ishte i stacionuar në ambasadën amerikane në Yangon, por nuk dha detaje të tjera mbi rrethanat e ngjarjes. Sipas Associated Press, duke cituar tre burime nga komuniteti diplomatik në Mianmar që folën në kushte anonimiteti, trupi i pajetë i diplomatit u gjet në Sakura Residence. Objekti ku ndodhi ngjarja ofron qira afatgjata dhe frekuentohet shpesh nga diplomatë, biznesmenë dhe të huaj, duke qenë rreth 1.5 kilometra larg ambasadës amerikane. Ndërkohë, burime nga komuniteti diplomatik në Yangon bëjnë të ditur se një shtetase tajlandeze është ndaluar nga policia...
Burimi:
top-channel.tv