Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Sipas një analize të publikuar nga The Economist, inteligjenca artificiale mund të jetë duke ndikuar negativisht në mundësitë e punësimit për një pjesë të të diplomuarve të rinj në SHBA, veçanërisht në fushat e teknologjisë dhe informatikës. Tregu i punës për brezin e diplomuar në vitet e fundit po përballet me vështirësi në rritje. Shumë të rinj e konsiderojnë këtë një nga periudhat më të vështira për të gjetur një punë të mirë, ndërsa numri i vendeve të reja të punës për kandidatët pa eksperiencë ka rënë ndjeshëm krahasuar me nivelet e disa viteve më parë. Debati është përqendruar te ndikimi i inteligjencës artificiale, pasi gjithnjë e më shumë kompani po përdorin teknologji që automatizojnë detyra të kryera më parë nga punonjësit e rinj. Kjo ka rritur...