Dhuratë speciale për liderët e NATO-s, Turqia i surprizon me stilolapsa të personalizuar

Dhuratë speciale për liderët e NATO-s, Turqia i surprizon me stilolapsa të personalizuar

Një dhuratë simbolike dhe e personalizuar u është ofruar liderëve të shteteve të NATO-s gjatë takimit të zhvilluar në Turqi. Presidenca turke përgatiti posaçërisht për krerët e shteteve dhe qeverive një kujtim të veçantë, ku secili prej tyre mori një stilolaps me emrin e vet të gdhendur me shkronja të arta. Sipas mediave turke, dhuratat u përgatitën me një kujdes të veçantë, duke kombinuar një dizajn elegant me një element personal për secilin lider. Stilolapsat u konsideruan jo vetëm si një objekt përkujtimor, por edhe si një simbol i takimit dhe bashkëpunimit mes vendeve anëtare të aleancës. Pamjet e dhuratave të shpërndara në rrjetet sociale kanë tërhequr vëmendje dhe kanë marrë reagime pozitive, veçanërisht për mënyrën e personalizimit të tyre. Ky gjest nga Presidenca turke...