Dhjetë të vrarë nga sulmi në Odesa të Ukrainës, Rusia intensifikon sulmet
Numri i viktimave nga sulmi rus ndaj një anijeje mallrash në brigjet e qytetit ukrainas të Odesës është rritur në 10, sipas autoriteteve ukrainase. Anija Golden Leo, me flamur të Guinea-Bissau, u godit të dielën nga raketa lundrimi ruse, duke shkaktuar një zjarr të madh. Pas sulmit u zhvillua një operacion kërkim-shpëtimi që zgjati gjatë gjithë natës. Autoriteti portual i Ukrainës njoftoi se nëntë anëtarë të ekuipazhit dhe një pilot i portit humbën jetën. Më vonë, India konfirmoi se katër nga viktimat ishin shtetas të saj. Rajoni i Odesës ka qenë objekt i sulmeve të përsëritura ruse javët e fundit. Sipas guvernatorit rajonal Oleh Kiper, vetëm gjatë muajit korrik 28 persona kanë humbur jetën nga sulmet ajrore ruse në këtë rajon. Ndërkohë, sulmet ndaj anijeve...
Burimi:
vizionplus.tv