Deputetët britanikë duan të ndalojnë ‘Masha dhe Ariu’ për shkak të propagandës së supozuar ruse
Një vizatimor për fëmijët parashkollorë që ndjek aventurat e një vajze, Mashës, dhe një ariu cirku në pension mund të duket si një rast i papritur për një debat politik. Megjithatë, një grup deputetësh britanikë nga disa parti i ka kërkuar qeverisë të shqyrtojë mundësinë e ndalimit të transmetimit të filmit vizatimor "Masha dhe Ariu" në Mbretërinë e Bashkuar, duke pretenduar se ai përfaqëson një formë të fshehtë të propagandës ruse, shkruan Guardian . Ky vizatimor, i cili është frymëzuar nga një përrallë popullore tradicionale ruse, është një nga përmbajtjet më të shikuara në YouTube. Një nga episodet shtatëminutëshe, "Receta për katastrofë", është parë më shumë se 4.6 miliardë herë, raporton Nova . Megjithatë, Qendra Ukrainase për Shtypjen e Dezinformimit, e cila mbështetet nga qeveria...
Burimi:
syri.net