Demokratët amerikanë të përçarë, ‘lufta’ e brendshme që mund të kushtojë zgjedhjet
“Stevens? Nuk di të lidhë as dy fjalë…”. “El Sayed? Një seksist, karikaturë e avokatëve të korruptuar që shohim në serialet televizive!” “Guvernatorja Whitmer? Të gjithë e dinë se është e shitur.” Këto nuk janë replika nga mitingjet e një Amerike të ndarë nga dashuria dhe urrejtja ndaj presidentit Donald Trump, as debate në emisionet e Fox News-it. Janë zërat e një lufte tjetër politike, asaj që po përçan vetë Partinë Demokratike. Më 4 gusht, votuesit në shtetin e Miçiganit do të zgjedhin në zgjedhjet paraprake kandidatin demokrat për Senat, i cili në zgjedhjet e mes-mandatit të nëntorit do të përballet me republikanin Mike Rogers. Për demokratët, mbajtja e këtij mandati është jetike për të ruajtur shanset për të marrë shumicën në Senat. Në qendër...
Burimi:
javanews.al