Dëme të mëdha ekonomike në Liban, sulmet izraelite i kanë kushtuar 2 miliardë dollarë
Ministri i Ekonomisë i Libanit ka deklaruar se sulmet e vazhdueshme në jug të vendit kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike, të vlerësuara deri në 2 miliardë dollarë. Sipas tij, ndikimi i konfliktit mes Izraelit dhe grupit të armatosur Hezbollah ka prekur rëndë sektorë të ndryshëm të ekonomisë. “Ndikimi ka qenë mjaft i madh. Ne po vlerësojmë se gjatë luftës humbëm ndoshta 2 miliardë dollarë, rreth 7% të PBB-së”, tha ministri Amer Bisat në një intervistë për Al Jazeera. Ai shtoi se pasojat përfshijnë humbje vendesh pune, ndalje të prodhimit bujqësor dhe industrial, si dhe rënie të ndjeshme të turizmit. Sipas raportimeve, përplasjet në jug të Libanit kanë vijuar pavarësisht një armëpushimi të zgjatur 45-ditor, ndërsa Izraeli ka argumentuar se goditjet synojnë objektiva të Hezbollahut...
Burimi:
top-channel.tv