Delegacioni i kongresistëve amerikanë mbërrin në Kosovë para takimit me liderët e vendit

Delegacioni i kongresistëve amerikanë mbërrin në Kosovë para takimit me liderët e vendit

Një delegacioni i kongresistëve amerikanë ka mbërritur të martën në Prishtinë, si pjesë e turit të tyre në Ballkanin Perëndimor, ku të nesërmen pritet të ketë takime edhe me udhëheqësit e Kosovës. Delegacioni, i përbërë nga Keith Self nga radhët e republikanëve dhe Suhas Subramanyam nga radhët e demokratëve, e vizituan të martën pasdite kampin Bondsteel,  bazën më të madhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Ballkan, njoftoi Ambasada amerikane në Prishtinë. “Delegacioni kaloi pasditen në kampin Bondsteel duke u takuar me anëtarët e shërbimit të përkushtuar të Komandës Rajonale të KFOR-it-Lindje dhe Grupit Mbështetës të Zonës-Ballkan”, shkroi Ambasada në X. Vizita e tyre në Kosovë zhvillohet pas atyre në Sarajevë dhe Serbi, përfshirë Luginën e Preshevës, ku Self dhe Subramanyam theksuan se ka probleme reale mes...