Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do të ndahet në disa pjesë

Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do të ndahet në disa pjesë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë deklarata të reja për territoret perëndimore të Ukrainës, duke pretenduar se këto zona mund t’i kthehen në të ardhmen vendeve që, sipas tij, i kanë pasur historikisht. Gjatë një deklarate, Putin tha se disa territore në perëndim të Ukrainës iu dhanë shtetit ukrainas nga lideri sovjetik, Joseph Stalin pas Luftës së Dytë Botërore, por shtoi se kjo ishte bërë në kuadër të një shteti të vetëm sovjetik. “Me sa duket, Stalini nuk e kishte menduar kurrë se mund të krijohej një situatë si ajo e sotmja”, deklaroi Putin. Ai pretendoi se Ukraina do të ndahet në disa pjesë dhe se “herët ose vonë” do t’i humbasë këto territore dhe se zonat që dikur i përkisnin Polonisë, Hungarisë dhe Rumanisë...