“Dëgjoheshin thirrje nga rrënojat”, banorët rrëfejnë tmerrin e tërmetit të fuqishëm në Venezuelë

“Dëgjoheshin thirrje nga rrënojat”, banorët rrëfejnë tmerrin e tërmetit të fuqishëm në Venezuelë

Momente paniku, lot dhe ankth kanë përjetuar banorët e kryeqytetit venezuelian, Karakas, pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën qytetin brenda pak sekondash nga njëri-tjetri. Gazetarja Nicole Kolster ishte në apartamentin e saj në katin e shtatë kur filluan lëkundjet e forta. Ajo tregon se pa dritaret duke u dridhur me forcë dhe instinktivisht u strehua mes derës së hyrjes dhe një muri guri për t’u mbrojtur. “Është tërmeti më i fortë që kam ndjerë ndonjëherë në jetën time. Ishte aq i fuqishëm sa mendova se ndërtesa do të binte mbi mua”, rrëfen ajo. Pas lëkundjeve, banorët dolën menjëherë në rrugë nga frika e pasgoditjeve. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë njerëz që qajnë, përqafohen dhe kërkojnë familjarët mes kaosit të krijuar. Një tjetër...