DASH njofton ratifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë për huanë e 302 mln dollarë
Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar zyrtarisht ratiifkimin e marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarësh ndaj Shqipërisë për investimet në mbrojtje. Në njoftim thuhet se kjo hua do të mbështesë Shqipërinë për përmbushjen e shpenzimit të 5% të PBB për mbrojtjen deri në 2035. “Sot, Shtetet e Bashkuara janë krenare të njoftojnë ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një huaje të re prej 302 milionë dollarësh në kuadër të Financimit Ushtarak të Huaj (FMF), e cila do të mbështesë përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së angazhimit të Mbrojtjes të Hagës, që parashikon shpenzimin e 5% të PBB-së për mbrojtjen deri në vitin 2035. Huaja FMF do të ndihmojë në modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë duke mbështetur blerjen e kapaciteteve kryesore me origjinë...
Burimi:
vizionplus.tv