Danubi në nivel rekord të ulët, Hungaria në gjendje emergjente
Hungaria po përballet me një krizë të rëndë të shkaktuar nga thatësira ekstreme, pasi niveli i lumit Danub ka rënë në pikën më të ulët të regjistruar ndonjëherë. Situata ka detyruar autoritetet të ndërmarrin masa emergjente, ndërsa është prekur edhe funksionimi i centralit të vetëm bërthamor të vendit, Paks. Për shkak të mungesës së ujit të nevojshëm për ftohjen e reaktorëve, njëri prej tyre është nxjerrë jashtë funksionit, ndërsa më herët ishte ulur edhe kapaciteti i një reaktori tjetër. Si pasojë, prodhimi i energjisë elektrike në central ka rënë ndjeshëm. Centrali bërthamor Paks siguron rreth gjysmën e energjisë elektrike të Hungarisë, ndaj kufizimi i aktivitetit të tij paraqet një sfidë serioze për sistemin energjetik të vendit. Autoritetet hungareze kanë vendosur në gatishmëri ekipet e menaxhimit...
Burimi:
syri.net