Çfarë fuqie ka policia sekrete në Serbi?
Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit në Serbi (BIA) – institucion kryesor i inteligjencës civile – prej kohësh ndodhet në qendër të debatit publik: a është një mekanizëm për mbrojtjen e shtetit, apo një instrument i pushtetit për kontroll politik? E themeluar në vitin 2002 si pasardhëse e strukturave të mëparshme të sigurisë, BIA ka mandat të qartë ligjor: mbledhjen e informacionit, kundërzbulimin dhe mbrojtjen e rendit kushtetues të Serbisë. Megjithatë, mënyra se si ky mandat zbatohet në praktikë, ka nxitur kritika të vazhdueshme nga ekspertë, aktivistë dhe organizata ndërkombëtare. Një nga shqetësimet kryesore të tyre lidhet me, siç thonë, ndërhyrjen e BIA-s në jetën politike në Serbi. “Ne nuk do të jetonim në një vend si ky nëse Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit do të...
Burimi:
javanews.al