Castro si Maduro? Reuters: SHBA po përgatit aktakuzë për ish-liderin e Kubës
Departamenti amerikan i Drejtësisë e Shteteve të Bashkuara po planifikon ngritjen e një aktakuze kundër ish-presidentit të Kubës, Raul Castro, lëvizje kjo që siç thotë Reuters, pritet të rrisë presionin ndaj qeverisë komuniste të Kubës. Agjencia prestigjoze e lajmeve shkruan se prokurorët federalë në SHBA mund ta paraqesin padinë ndaj 94-vjeçarit në Miami më 20 maj. Aktakuza lidhet me një incident të vitit 1996, kur avionët kubanë rrëzuan dy aeroplanë të drejtuar nga një grup emigrantesh kubanë. Zyrtarë të prokurorisë në Miami pritet të organizojnë një ceremoni për të nderuar viktimat e incidentit, sipas një ftesë që Reuters ka parë. Aktakuza duhet së pari të miratohet nga një jurie e madhe. Raul Castro është vëllai i Fidel Castros, udhëheqësit revolucionar që e qeverisi Kubën për...
Burimi:
top-channel.tv