Britania ul çmimin e biletës së autobusit, qeveria prezanton masa për përballimin e kostos së jetesës
Kryeministri i ri i Britanisë, Andy Burnham, ka premtuar uljen e çmimit të biletës së autobusit për një udhëtim në 2 paund, në kuadër të paketës së masave për të lehtësuar krizën e kostos së jetesës. Nisma, e cila do të hyjë në fuqi nga janari, pritet të ulë çmimin e biletave deri në një të tretën. Sipas qeverisë britanike, skema do të mbështetet me një fond prej 454 milionë paundësh, i siguruar përmes rishpërndarjes së fondeve në buxhetin e Ministrisë së Sigurisë Energjetike dhe Emetimeve Zero. “Që nga dita e parë kam premtuar të ndërtoj një vend për të gjithë. Kjo do të thotë më shumë lidhje mes komuniteteve, akses më të mirë në mundësi dhe më pak barrë financiare për qytetarët”, deklaroi Burnham....
Burimi:
vizionplus.tv