Britania nuk i trembet kërcënimit rus, kryeministri Burnham: Do të vijojmë të mbështesim Ukrainën

Britania nuk i trembet kërcënimit rus, kryeministri Burnham: Do të vijojmë të mbështesim Ukrainën

Kryeministri britanik, Ant Burnham, deklaroi sot se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë “100%” Ukrainën në përballjen me pushtimin rus, pavarësisht paralajmërimeve të Moskës për pasoja ndaj Londrës. “Mbretëria e Bashkuar po bën atë që ka thënë prej kohësh se do të bëjë, të mbështesë 100% Ukrainën kundër kësaj lufte të paligjshme të udhëhequr nga Vladimir Putin”, tha Burnham para gazetarëve.Lexo edhe :Related Posts Ai theksoi se Londra po i ofron Kievit ndihmën e nevojshme që Ukraina të mund të mbrohet dhe se kjo politikë nuk ka ndryshuar me ardhjen e tij në detyrë. “Ne nuk jemi miq vetëm në ditë të mira. Do të jemi pranë Ukrainës në momentin e saj më të vështirë dhe kjo nuk do të ndryshojë”, shtoi kryeministri...