Britania i jep SHBA-ve përdorimin e bazave të saj për sulmet në Iran

Britania i jep SHBA-ve përdorimin e bazave të saj për sulmet në Iran

Kryeministri i ri britanik Andy Burnham ka miratuar përdorimin e bazave ushtarake britanike nga Shtetet e Bashkuara për atë që Mbretëria e Bashkuar i quan sulme mbrojtëse kundër Iranit. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ishte fillimisht kryeministri i sapo larguar, Keir Starmer, i cili drejtoi një takim të ministrave dhe zyrtarëve të lartë javën e kaluar për të diskutuar politikën britanike pas rifillimit të operacioneve amerikane në fillim të këtij muaji. Ministrat në atë takim vendosën të vazhdojnë politikën ekzistuese që bazat në Diego Garcia në Oqeanin Indian dhe baza Fairford në Angli, mund të përdoren nga aeroplanët amerikanë që fluturojnë në misione që synojnë mbrojtjen nga kërcënimi raketor iranian. Burnham u informua për diskutimin dhe u pajtua me vendimin e marrë. Ai do të vazhdojë...